Modeli akuzon këngëtaren e famshme për ngacmim seksual

Së fundmi këngëtarja Katy Perry është përballur me  akuzën shumë të rëndë, këtë herë nga një model që ka marrë pjesë në këngën e “Teenage Dream”. Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj. Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak.

Më tej ai ka rrëfyer në postimin e tij në ‘Instagram’: “Pas ditës së parë të xhirimeve Katy më ftoi në një ‘club’ striptizmi në Santa Barbara. Unë nuk pranova dhe i thashë se duhej të kthehesha në hotel për të pushuar”.

Advertisement

Gjithashtu Josh ka treguar se një ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar.

Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit.

“E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli.

/TetovaSot/