Ditën e djeshme (të premten) në Energy Radio, në programin You&Me të Julkës dhe Arjonit, ka qenë i ftuar moderatori i njohur, Drini Zeqo.
Si një nga gazetarët e emisionit më të parë ‘Opinion’ dhe një nga personat më të afërt të Blendi Fevziut, sigurisht që nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për eventin më të përfolur në kryeqytet “20 vjet Opinion”. Ai ka ndarë në You&Me detajet që i dijnë vetëm organizitarët, por sigurisht edhe ‘sekretet’ që nuk i kemi ditur më pare të një prej personazheve më me influencë në median shqiptare si Blendi Fevziu.
Një nga të pathënat e këtij eventi zbuluar nga Drini: “Është një intervistë me Berishën që nuk është trasmetuar asnjëherë, madje në kë 20 vjetor dhamë një pjesë të shkurtër të saj.”
Nëse mendoni se Blendi ka bërtitur vetë një herë në program, atëherë mendon gabim..I pyetur nëse i vetmi moment i Blendit që ka kaluar në një nivel tjetër kur ka bërtitur ‘Pusho!’, Drini ka vazhduar: “Blendi është shumë natyrë e hapur, por ka patur edhe disa momente të tjera… Që nuk janë trasmetuar”
Pyetjet kanë vazhduar nëse ka përjashtuar Blendi ndonjë nga Opinioni për arsye vonese dhee… “Po ka përjashtuar dy persona. Nuk po e them emrin, por u ka thënë se ti zonjë e dashur, nëse vonohesh më dhe një minutë, nuk do të jesh më në emision.” Drini ka shtuar se korrektësia në orar është një detaj i rëndësishëm për gazetarin.
Të gjithëve na ka tërhequr vëmendje se përse Blendi Fevziu lëviz gjatë gjithë kohës në emision, para dhe pas. Një detaj që edhe aktorëve të programeve humoristike nuk u ka shpëtuar. Sigurisht që ka një përgjigje për këtë që nuk na kishte shkuar mendja… Blendit i duhet të kapë numrin e hapave të ditës: “Blendi ka një aplikacion në celular, i cili i numëron hapat dhe ai do të konsumojë numrin e hapava përpara se të shkojë në shtëpi.”