21 fakte interesante për super albumin ”21” të Adele në 10-vjetorin e tij

Në këtë ditë 10 vite më parë, Adele publikoi atë që me shumë mundësi është albumi më i mirë i shekulli të 21-të deri më tani. Albumi i këngëtares britanike quhej pikërisht ”21” dhe ende sot vazhdon që të jetë një nga projektet muzikore me më shunë ndikim në kulturën pop, ndërkohë që ne ende nuk e besojmë dot që ka kaluar një dekadë që kur u hodh në treg.Single-i kryesor i albumit ishte ”Someone Like You”, dhe së bashku me të gjitha këngët e tjera ishin të një stili që artistja ende nuk e kishte lëvruar, larg ”funky pop” britanik dhë më pranë baladave. Megjithatë ky eksperiment ishte më shumë se i suksesshëm, me këngët e albumit që konsiderohen si më ikoniket nga Adele dhe që përgjatë viteve janë vlerësuar me shumë çmime dhe trofe. Me pak fjalë, jeni ose jo një fans i muzikës pop, nuk mund ta mohoni që ky album është një kryevepër dhe në 10-vjetorin e tij, ja ku keni 21 fakte që ndihmojnë kauzën tonë:

1.”21” është albumi me më shumë shitje i shekullit të 21 deri më tani.

Advertisement

2. Albumi me 11 këngë, përfshirë “Someone Like You” dhe “Rolling in the Deep”, debutoi menjëherë në vendin e parë në klasifikimet britanike, me 208 mije shitje që në ditët e para, ndërsa qëndroi në krye të chart-eve për 23 javë me radhë.

3. Gjithsesi shitjet më të mëdha të albumit erdhën 9 javë pas hedhjes në treg, me 257 mijë kopje të shitura në 7 ditë.

4.”21” ju deshën 6 javë që të arrinte në 1 milionë shitje, 13 javë për të arrtur në 2 milionë, 33 javë në 3 milionë dhe 57 javë në 4 milionë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

5.Deri më tani janë shitur 31 milionë kopje të albumit në të gjithë botën, 10 vite nga debutimi.

6. Për shkak se askush nuk blen më CD apo kopje fizike të albumit, me siguri nuk e dini që në cover-in e tij Adele ka shkruar: ”Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij projekti. Të gjithë atyre që më risollën në jetë dhe më ndihmuan ta shkruaj. Dhe të gjithë atyre që kanë bërë muzikën dhe kanë lënë një pjesë të zemrës së tyre këtu. Të gjithëve ju, në të shkuarën dhe të tashmen, familje, miq dhe fansa. Ju falenderoj dhe ju dua shumë. Adele

7. Në Britani ”21” ka kaluar 23 javë në krye të chart-eve muzikore. 11 javë ishin rresht, po të mos ishte për Foo Fughters që e ndërprenë mbretërimin e klasifikimit të albumit të Adele për një kohë shumë të shkurtër.

8.”21” është albumi që ka qëdnruar më shumë në në vendin e parë të klasifikimeve në 45 vite.

9. Adele u detyrua të ndërpresë turin muzikor të këtij albumi në vitin 2012, për shkak se ju nënshtrua një operacioni në kordat zanore. Ajo mbajti 34 shfaqje në SHBA përpara se ta ndërpriste.

10. Nga ky album u publikuan 5 këngë (singles)- Someone Like You, Rolling in the Deep, Set Fire to The Rain, Rumour Has It dhe Turning Tables, në harkun kohor të 1 viti.

Baladat e ndarjes që Adele realizoi në këtë album, ishin të gjitha dedikime për ish-partnerin e saj dhe kurioziteti për të zbuluar kush ishte ai ishte shumë i madh. Këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, por New Yprk Post shkruajti në atë kohë se ai ishte një aktor dhe këngëtar britanik dhe Adele nisi të shkruajë këngët për të vetëm disa orë pas ndarjes së tyre.

12.Someone Like You në fakt debutoi në një pozicion shumë të ulët në klasifikimet muzikore, më saktësisht në vendin e 36, para se të niste ngjitjen.

13.Fansat e Adele në SHBA ishin fillimsiht shumë konfuzë për termin “rolling” në këngën Rolling in the Deep. Këngëtarja e ka shpjeguar se bëhet fjalë për një “slang” britanik. “Roll deep” do të thotë të kesh mbështetjen e dikujt në një zënkë dhe në fakt pikërisht ashtu ishte ndjerë në atë kohë, sikur do ta kishte gjithmonë, derisa zbuloi që nuk ishte e vërtetë.

14.Me “21” Adele fitoi 7 Grammys. Të gjithë trofetë e arit që mori peshojnë diku tek 15 kg, literalisht një “album I artë”.

15.“21” është albumi I katërt më I shitur I të gjitha kohërave.

16. Ndërkohë është e çuditshme që suksesi i saj në “Brit Awards” nuk ju afrua atij ndërkombëtar. Ajo mori vetëm dy trofe për këtë album aty, ndërsa albumi i saj i tretë “25” pati në këtë ceremoni një super sukses.

17. Beyonce është shprehur se “21” e ka frymëzuar për albumin e saj të 4, një tjetër histori suksesi.

18. Versioni i albumit i Rolling in the Deep në fakt është versioni demo i regjistruar i këngës pasi Adele dhe producenti i saj vendosën që është shumë herë më i mirë se çdo version i përpunuar.

19.Këngën He Won’t Go, Adele ja ka dedikuar një mikut të saj i cili ishte i varur nga droga dhe tregon udhëtimin e tij të jetës, deri kur vendosi të shkojë në rehabilitim.

20. Ndërkohë kënga Rumour Has It, sipas shpjegimit të producentit Ryan Tedder, lindi një ditë teksa Adele erdhi shumë me nerva në studio, me faktin që miqtë e saj po shpërndanin thashetheme për të kudo në media.

21. Në vitin 2016 artistja komentoi faktin që në fakt përmendej shpesh nga fansat e saj: Adele nuk ka për të bërë më ndonhëherë album më të mirë se “21”. Ajo tha për “Vanity Fair” në atë kohë se e kuptonte përse fansat e saj e mendojnë këtë gjë dhe e mendonte edhe vetë që nuk ka për të shkruar dot më këngë si ato. Megjithatë kjo erdhi nga rrethanat dhe ndjesitë e saj, të cilat kishin ndryshuar, teksa nuk do donte të ndihej më aq keq. Po ashtu ajo ka thënë se shumicën e teksteve të këngëve i ka shkruar teksa ka qenë e dehur dhe kur zgjohej në mengjes mendonte: ‘Kjo qenka shumë e bukur’ dhe pastaj përpiqej t’i gjente një melodi.