“Love Don’t Cost a Thing” i mbushi te njëzetat :)

Dy ditë më parë, Jennifer Lopez kujtoi përvjetorin e 20-të të albumit të saj #JLo. Mënyra më e mirë për të festuar 20 vite sukses është padyshim rikrijimi i një pjese nga klipi i famshëm i këngëtares, “Love Don’t Cost a Thing”.

Lopez postoi në llogarinë e Instagramit një pjesë nga ecja ikonike që bën në klip dhe…Eshtë po e njëjta shpinë dhe fundshpinë! Njësoj e palestruar dhe po aq seksi sa ajo e 20 viteve më parë!

Advertisement

“20 vjetori i albumit “JLo” më bën të reflektoj dhe dua t’ju falenderoj që keni qenë me mua, duke më mbështetur në çdo hap të karrierës sime.”- shkruan JLo, por kush mund të përqëndrohet pasi sheh këtë video?!

Ndjëkësit përveçse shprehën habinë nëpër komente, s’gjetën asnjë ndryshim, por nëse ju mundeni hidhini një sy videos origjinale. Jemi të sigurt që janë 20 vite midis?