10 gjëra që mësuam nga Shpat Deda në YOU & ME (të cilat duhet t’i dini dhe ju)

“Ambël e Thartë” është turi me 10 koncerte në 10 qytete të Shqipërisë me trashëgimi të pasur kulturore zgjedhur nga artisti i veçantë Shpat Deda.

“Para 10 vitesh e fillova një rrugëtim jetësor plot me t’ambla e t’tharta, me ëndrra dhe me shkëndija. Sot, rrugëtimi im gërshetohet me tuajin. 10 koncerte në 10 qytete të Shqipërisë. Fillojmë aty ku nisi karriera ime, në Tiranë”, thotë artisti në videon prezantuese të turit.

Vetëm një ditë na ndan nga koncerti i tij i parë, kështuqë le të mësojmë disa gjëra interesante rreth tij (më saktë 10) shkëputur nga biseda mjaft e këndshme me Julkën dhe atmosfera e bukur në emisionin You & Me në radio ENERGY.

View this post on Instagram

Sot ne YOU&ME kishim nje mysafir shume special per te folur per turneun e tij qe starton te premten me 12 Tetor ne Amfiteatrin e Tiranes. Por Shpati na rrefeu dhe shume gjera te tjera ne lidhje me karrieren e jeten e tij dhe sigurisht na dhuroi disa momente magjike duke performuar live 😍😍😍 @shpatdeda You’re AMAZING ♥️ P.s. Intervisten e plote e gjeni ne kanalin tone zyrtar me YouTube ✌🏻 #Repost @julkagramo ・・・ Se kur ke #SuperSpecialGuest si Shpat Deda duhet t’i besh dhe fotot speciale 🙈 @shpatdeda you’re sooooo special and you know it. Mezi pres te te degjoj teksa na dhuron shpirtin tend nen qiellin plot yje, te premten me 12 Tetor ne etapen e pare te turneut tend #AmbëlEThartë ne Amfiteatrin e Tiranes ♥️

A post shared by ENERGY Radio (@nrgalbania) on

Si fillim ajo që i bëri përshtypje Julkës kur Shpati u rehatua në studio ishte pikërisht tatuazhi i tij “i vockël” në formë rrethi. Shpati na rrëfeu se është një tatuazh i njëjtë me disa miq të tij që vendosën ta bënin gjatë një udhëtimi në Stamboll. Këngëtari zgjodhi pikërisht rrethin sepse është një formë universale.

Shpati zgjodhi Tiranën për të mbajtur koncertin e parë të turit, pikërisht vendin ku nisi para 10 viteve karrierën e tij me pjesëmarrjen në Top Fest. “Është një ogur i mirë”, tha ai.

“Ambël e Thartë”, e quajti kështu turin pasi ka lidhje me jetën. “Në jetë duhet me dit me i shiju të dyja”.

Shpati u shpreh se është gati të shpërthejë pasi pjesën më të madhe të këngëve i ka gati për t’i publikuar, plot 8 të tilla.

Momenti më i sikletshëm për të në skenë ka qenë në Londër për Shën Valentin. Atij i iku zëri dhe iu desh të pinte pak për tu liruar.

I ka ndodhur që edhe të harrojë tekstet e këngëve të tij (dhe dikush tjetër nga publiku t’ia kujtojë).

Për të treguar edhe njëherë sa artist i mirë është, Shpati na tha se nuk do të performonte kurrë me “playback”. Madje ka refuzuar evente që kërkonin pikërisht këtë dhe që për hir të së vërtetës ishin të rëndësishme edhe për karrierën e tij.

Cila do të ishte arritja e tij më e madhe në jetë? “Me gjet lumturinë e brendshme”.

Këngëtari është njohës i 6 gjuhëve të huaja. Përmendim këtu anglisht, italisht, bullgarisht, spanjisht, sërbisht dhe gjermnaisht.

Nëse takonte Zotin, çfarë do të donte t’i thoshte ai? Thjesht, pastër dhe qartë Shpati u përgjigj: “Mos ta nin!”.

Ah dhe mos harroni! Çdo ditë në YOU&ME do të fitohetn bileta për koncertin e Shpatit në Amfiteatrin e Tiranës kundrejt një pyetje që duhet t’i përgjigjeni për ta bërë tuajën një të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.