Zbulohet se kur do të nisë “Zemër Luana”, programi i Luana Vjollcës

Luana Vjollca dhe ekipi i saj janë mëse gati që të sjellin programin e ri “Zemër Luana” në TV Klan.

Vetë Luana ka bërë një postim në Instagram.

Advertisement

“Jemi gatiii!

“Zemër Luana” vjen zyrtarisht çdo të diel ora 21:00 nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan. Në cilën datë fillojmë? Shihni filmin tonë për ta mësuar!”, shkruhet në mbishkrim.

Duke nisur që nga 6 nëntori e çdo të diel, formati i ri do të rezervojë surpriza dhe argëtim për shikuesit.