Kanë kaluar plot 100 vjet që pas shfaqjes, për herë të parë, të kalorësit të famshëm Zorro, jo i mbinatyrshëm si Batman apo Spiderman, i cili karakterizohej nga një maskë, mantel dhe shpatë dhe që u lind nga pena e Johnston McCulley.
Personazhi i tij pati një sukses i madh, që ndihmoi në paraqitjen e tij në filma dhe seriale televizive.
Aventura e parë e Zorros u botua në gusht 1919, në gazetën amerikane ”All-Story Weekly” duke prezantuar para lexuesve figurën e Don Diego de la Vegas, i biri i pronarit më të pasur të tokave në Kaliforni në kohën e sundimit spanjoll (1769-1821).
I zhgënjyer nga sjellja tiranike e pushtetarëve vendas, ai shndërrohet në ekzekutues dhe quhet Zorro, një luftëtar i aftë dhe mbrojtës i më i dobëtit.
Pas romanit të tij të parë me aventura ”Mallkimi i Capistrano”, autori shkroi 60 histori të tjera, duke e bërë personazhin e Zorros një nga heronjtë e parë me mantel dhe shpatë në letërsinë amerikane.
Në vitin 1920, heroi i maskuar pushtoi shikuesit në filmin e tij të parë (”Shenja e Zorros” me regji të Douglas Fairbanks), i cili gëzoi një sukses të jashtëzakonshëm dhe e ndihmoi në hedhjen e themeleve për një ekskluzivitet që ka mbijetuar deri sot. Kjo ishte një nga seritë më të gjata ku ai shfaqej dhe falë maskës së tij shumë aktorë të tjerë gjetën rrugën e suksesit.
Seria e parë televizive u shfaq në vitin 1957.
Në kinema ndër aktorët më të famshëm që kanë luajtur heroin e shpatës janë Douglas Fairbanks (1920), Tyrone Power (1940), Alain Delon (1975) dhe Antonio Banderas (dy filma, 1998 dhe 2005).
Një projekt është aktualisht në përgatitje e sipër në Hollivud me aktorin meksikan, Gael García Bernal dhe regjisorin e njohur Quentin Tarantino me titull ”Django Unchained / Zorro”.
/ATA/