Meghan Markle nuk është e lumtur “me jetën e endërrave”

Pasi Meghan Markle dhe Princ Harry lidhën kurorë, u larguan për të jetuar më vete në një vilë luksoze në fshat por duket se që tani kanë nisur pakënaqësitë e para.

Burime për “RadarOnline” kanë mësuar se dukesha nuk ndihet e lumtur me jetën e re.

“Në fillim ndjenja e të qenurit pjesë e familjes më të famshme në botë është e mrekullueshme. Në çdo cep sheh një ndërtesë jo vetëm të njohur, por edhe historike. Por sapo të vjen përballë realiteti nuk është dhe aq e bukur si jetë. Në këtë fazë ndodhen tashmë Harry dhe Meghan”, shprehen burimet.

Më tej ata shtojnë se për çiftin muaji i mjaltit ka mbaruar me kohë, dhe Meghan ndihet e izoluar pasi nuk i pëlqejnë kufizimet.

“Muaji i tyre i mjaltit ka mbaruar 100%. Për të gjithë ne jeta e tyre mund të duket perfekte, por në realitet është si të jetosh në pranga të arta. Edhe pse për të gjithë është jeta e ëndërrave, jo për të”,

Kujtojmë se pak ditë më parë Dukesha e Sussex, festoi ditëlindjen e saj të 38-të në një udhëtim me familjen në Ibiza të Spanjës. Mediat e huaja bëjnë me dije se ata i kaluan pushimet nën masa të rrepta sigurie.

Meghan, Harry dhe Archie kanë udhëtuar drejt Spanjës me një avion privat teksa kanë qëndruar në një vilë larg syve të publikut.

Por familja “nuk ishte vetëm”, pasi ruheshin nga një skuadër sigurie si dhe 5 eskorta që njihnin vendin ku ata po pushonin.

/Opinion.al/