E trishtë! Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Në moshën 56-vjeçare është ndarë sot nga jeta, artisti dhe regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa muajsh ishte i shtruar në një spital në Romë, ku edhe ndërroi sot jetë.

Bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani ishte një ndër emrat e mëdhenj dhe dinjitoz të artit e kinematografisë shqiptare, me një kontribut të çmuar ndër vite për të gjitha prurjet artistike që mbajnë firmën e tij.

Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

/RevistaClass/