Zjarr në pyllin e Shtanes, dëmtohen linjat e transmetimit të energjisë

Brenda harkut kohor të dhjetë ditëve pyjet komunale të fshatit Shtane në Malzi të Kukësit janë përfshirë nga flakët.

Rreth orës një pas mesnate zjarri ka përfshirë rreth 2 hektarë pyje, ku janë dëmtuar dhe linjat e transmetimit të tensionit të lartë që transmeton energjinë e prodhuar nga HEC-et e Grykë Vanave dhe Bushtricës, për në Fierzë, raporton Top Channel.

Advertisement

Në terren janë shërbimet e OST-së, zjarrfikëset e bashkisë Kukës, drejtoria e Pyjeve, Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Emergjencat Civile dhe drejtoria e Pyjeve i bënë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e pyjeve dhe të mos shkaktojnë vatra zjarri. Po në këtë zonë, rreth 1 km më lart janë djegur 3 hektarë pyje me gështenja.