Zemrat e “Akullta” do ngrohen me datën 23 falë Capital T

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga publikimi i bashkëpunimit me Majk “Hala” e Capital T është duke punuar fort për projektin e rradhës.

Artisti para pak ditësh udhëtoi drejt Gjermanisë, aty ku xhiroi klipin më të ri. Kënga “Akull” prej ditësh po bën xhiron e rrjetit në platformën Spotify por për të gjithë ata që akoma nuk e kanë dëgjuar, Capital T ka një surprizë.

Advertisement

Me anë të një videoje të postuar në Instagram, Capo na zbulon një pjesë të këngës si dhe datën e publikimit të saj.

Me 23 nëntor kënga “Akull” do dalë në tregun muzikor shqiptar e ne mezi presim pasi e sigurtë është që do jetë një hit!

/News31.al/