Duket se kohëve të fundit, Top Channel ka vendosur të bëjë disa ndryshime, përsa i përket programeve që përmban e moderatorëve.
Flasim pikërisht për studion e Procesit Sportiv, që me kalimin e Marina Vjollcës në TVKlan, produksionit i duhej një tjetër bukuroshe që do të qëndrojë në krahë të Manushit.
Burime për radionrg.al, thonë se fjalët brenda Top Medias qarkullojnë se mund të ketë një zëvendësim të moderatores bukuroshe, Marina Vjollca, me një fytyrë jo pak të njohur të ekranit shqiptar.
Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Kristiana Dodaj, e cila në fakt ka patur një bashkëpunim të mëparshëm me Manushin, me programin “Tjetri”, ku bukuroshja ishte Noterja. Kështu, një ndryshim i tillë nuk do të ishte aspak habi për publikun.
Megjithatë, kemi kohë deri në fillimin e Procesit Sportiv për të vërtetuar thashethemet.