Në pritje të reduktimit në mënyrë drastike të mbeturinave të plastikës, një tjetër zgjidhje mund të vijë nga një teknikë e re që mund të transformojë 25% e të gjitha mbeturinave plastike në një karburant të ngjashëm me naftën. Studimi vjen nga Universiteti Purdue dhe u botua në revistën ACS, që tregon se procesi është potencialisht i pastër dhe efikas nga pikëpamja e energjisë së djegies ose riciklimit të mbeturinave. Sipas studiuesve, vetëm 20% e plastikës riciklohet dhe një përqindje pak më e lartë përfundon në furrat e djegies, që shmangin ndotjen e mjedisit për shkak të mikroplastikës. “Teknologjia jonë mund të inkurajojë riciklimin”, tha Linda Wang, një nga autoret e studimit.
/ATA/