Një nga çiftet më të komentuara të momentit janë padyshim Getoar Selimi dhe Marina Vjollca. Data e shumëpritur 10 shtator po afron dhe ditë pas dite dalin dhe detaje të reja nga dasma e tyre. Momentalisht Marina dhe Getoari po bashkëjetojnë në Tiranë, ndërkohë që ceremonia pritet të zhvillohet në qytetin e reperit, në Prishtinë.
Plotë 250 persona do të jenë të pranishëm ashtu sikurse raporton dhe revista “Story”. E gjithë ceremonia do të ndjekë zakonet tradicionale shqiptare dhe për ti qëndruar besnik pikërisht këtyre traditave, ditën e djelë këngëtari do të niset sëbashku me krushqit nga qyteti i tij për të marrë bashkëshorten në shtëpinë e saj. Ah çfarë djali!
Reperi kosovar do të na i marri për shumë pak kohë Marinën, pasi në Shtator pritet të startoj dhe emisioni i saj i parë në Televizionin Klan.