Zayn Malik ka qëndruar me One Direction për hir të fansave

Zayn Malik ka folur për herë të parë që pasi është larguar nga One Direction duke thënë se më në fund po bën atë që duhet.Duke folur për gazetën The Sun, Malik thotë se është i shqetësuar për fansat dhe se ka qëndruar për kaq kohë me grupin vetëm prej tyre.
“Më duket se i kam zhgënjyer fansat, por nuk mund të vazhdoja më. Nuk është se i kam kthyer kurrizin, por nuk vazhdoja dot më të bëja dicka në të cilën e dija që nuk isha vetvetja”, ka thënë ai.
“Për pak kohë u përpoqa të bëja dicka që nuk më pëlqente, për hir të lumturisë së të tjerëve”, ka vijuar ai, duke shtuar se tani realiteti i duket pak i trishtuar.
“Më duket si cmenduri, por kurrë nuk jam ndjerë më në kontroll të vetvetes. Mendoj se po bëj atë që duhet, prandaj ndihem mirë.”
Malik ka sqaruar se nuk ka patur asnjë grindje me pjesëtarët e tjerë të grupit.
22 vjecari me sa duket dëshiron të ketë edhe një karrierë solo në të ardhmen si dhe ka treguar se prej disa kohësh ka punuar për këngët e veta.

Advertisement