Dje në “You&Me” me Julkën dhe Arjonin në Energy Radio ishte i ftuar Fashion Designer-i i njohur nga Kosova Valdrin Sahiti.

Emisioni u shoqërua me të thëna e të pathëna nga Valdrini, batuta dhe të qeshura pafund. Ai foli për familjen, ndjesinë e të bërit baba së shpejti, punën dhe vajzat e showbizit shqiptar.
Gjatë lojës së “peshqve”, Valdrini u vendos përballë një zgjedhje shumë të vështirë: mami apo nusja? Në gatim ai zgjodhi mamin, por për tu veshur zgjodhi nusen, duke treguar që ai ka zgjedhur nusen që ti ngjajë mamas së tij.

Advertisement

“Nusja gatuan më shumë ushqime moderne dhe mamit nuk i afrohet fare. Edita (nusja) vishet më bukur se mami. Në parim njeriu zgjedh nusen që ti ngjaj nënës. Unë kam një nënë që dhe në shtëpi lyhet, bën makeup, kështu, mban veten. Edita është e dyta, domethënë, unë kur zgjohem nga gjumi Edita është me makeup. Kur unë zgjohem nga gjumi, kafja dhe makeup-i janë gati.”,– tha ai. (E gjeni në minutën 6:05 të intervistës)

Për marrëdhënien me vëllezërit Fashion Designer-i tha se ishin më të vegjël se ai, por nga jeta që bëjnë, ai duket më i vogli i shtëpisë.

“Nga vëllezërit unë jam më i madhi biologjikisht, por quhem i vogli për shkak të profesionit që kam. Ata kanë një club të vetin dhe puna i detyron të jenë më të egër, ndërsa unë kam punë të butë.”,- tha Valdrini për You&Me. (E gjeni në minutën 13:35 të intervistës)

Ai foli dhe për ndjesinë e të bërit baba së shpejti, për të cilën tha: “E kam parë vajzën muajin e kaluar në eko 3D dhe dukej komplet si unë. Po nejse, s’po flas deri sa të bëhet. Dhe është ndjenjë shumë interesante. Unë nuk kam qenë ndonjëherë ndonjë fans i fëmijëve. Ata për mua kanë qenë ëngjëj, por nuk kanë pasur ndonjëherë lidhje me mua dhe as unë me ata. Ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Tani tërhiqem nga fëmijët dhe është një ndjenjë e re, e paprovuar ndonjëherë. Pastaj e gjej veten duke bërë kërkime për gjëra të tipit: djep elektrik. Më herët kisha shumë frikë për shkak të proukupimit. Nga obligimet e përditshme, sidomos dhe ato jasht shtetit, i them herë pas here Editës se unë kam frikë se nuk do të jem baba i denjë.” (E gjeni në minutën 21:40 të intervistës)

 

Intervista e plotë

Valdrini dhe Edita