I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte moderatoi i “Wake Up” dhe “100 Milionë” në Top Channel, si dhe një nga zërat më të mirë radiofonikë, Eno Popi.
Gjatë intervistës Eno tregoi se çfarë do të bënte për 1 milion euro (një kalendar nudo, se pse jo?), prezantoi një “edicion lajmesh” me një tekst pa kuptim, foli për xhelozinë, dashurinë etj, etj, si dhe na habiti kur “la në baltë” miken e tij të ngushtë, Arbana Osmani.
Na lejoni t’ju shpjegojmë situatën. I pyetur se kë do të zgjidhte si zërin më të mirë radiofonik mes Arbana Osmanit, Gerta Hetës dhe Alketa Vejsiut, Eno me një buzëqeshje u shpreh se padyshim që do zgjidhte… Gertën.
“Unë mendoj që ka një… mos ngatërrojmë mënyrën se si flasim me ngjyrimin e zërit. Pra nëse ti i ze të dyja veshët (i bën stereo) dhe mënyra se si zëri të vjen në vesh… mendoj që Gerta”, sqaroi Popi.
Ah, mos harrojmë së shtoi më pas: “Megjithëse, Arbana mendoj që je më e mira!”