YOU&ME |Babai i Xhensilës e la 3 ditë në maternitet sepse e donte djalë por gjeti një mënyrë për ta “shlyer” gabimin

Xhensila Pere është një nga personazhet më të çiltër të showbizit shqiptar. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse sa herë ftohet në emisione, ajo kthehet në burime lajmesh që qarkullojnë kudo. Sot është shumë e vështirë të gjesh njerëz “pa filtra”. 

E ftuar në “You & Me” në radio NRG me Julkën dhe Arditin, Xhensila tregoi një episod nga fëmijëria. Ajo tha se babai i saj, si shumica e baballarëve shqiptare, dëshironte që ajo të ishte djalë. Kur u kuptua se ishte vajzë, ai e la Xhensilën në maternitet për 3 ditë. 

Advertisement

Megjithatë, pasi u qetësua, Xhensila tregoi se ai bëri një gjest për ta nderuar atë dhe mamin. Babai i Xhesit mori një taksi për ta nxjerrë gruan dhe Xhensilën nga materniteti, detaj ky shumë i bujshëm në një qytet të vogël si Pogradeci ku të gjitha distancat përshkoheshin në këmbë. 

Xhensila tregoi më pas se në fakt, fakti që i ati e deshi djalë ka ndikuar pozitivisht tek ajo sepse ka qenë gjithmonë në luftë me veten për t’i treguar atij se mund tja dali. Kjo është sipas saj, një nga arsyet që e ka bërë ta dojë famën dhe protagonizmin.

/ News31.al/