Ylli Limani po sjell versionin acoustic të njërës prej këngëve tuaja të preferuara

Në atë që pa dyshim mund të konsiderohet viti i tij më i suksesshëm në planin profesional, Yll Limani nuk po i ndalë projektet.

E kur një këngë e lansuar në versionin e studios, ribëhet edhe në versionin acoustic, është mënyra më e mirë për të shijuar në të vërtetë zërin e një artisti pa asnjë përpunim.

Balada ritmike e Ylli, ‘Nuk po kaloja’ tani pritet të vijë edhe në versionin acoustic, detaje për të cilat këngëtari ende nuk i ka bërë të ditura.

Kënga u publiku në korrik të këtij viti, dhe deri më tani numëron 6 milion klikime në kanalin zyrtar të Onima. Ky projekt muzikor u punua nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, dhe përgjatë gjithë këngës mund të vërehet puna tipike e dy artistëve të mirënjohur shqiptar.

“Versioni akustik i një prej këngëve të mia të pëlqyera, vjen së shpejti” , ka shkruar Ylli sipër videos ku solli një pjesë të këtij versioni.

/Prive.al/