Ylli i Rolling Stones rrëfen si e mposhti kancerin për herë të dytë

Legjenda e rokut, Ronnie Wood ka ndarë eksperiencën e tij me luftën ndaj kancerit për herë të dytë. Duke folur për gazetën britanike The Sun, kitaristi 73-vjeçar i Rolling Stones zbuloi se ishte diagnostikuar me qeliza të vogla karcinome – një kancer që prek zakonisht mushkëritë – gjatë izolimit të koronavirusit.

“Unë kam pasur kancer në dy mënyra të ndryshme,” –rrëfeu Wood. “U diagnostikova me kancer të mushkërive në vitin 2017 dhe luftova me qeliza të vogla kohët e fundit, në izolimin e fundit”.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri me qeliza të vogla është një kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike. Është një formë më agresive e kancerit të mushkërive që përbën rreth 13% të rasteve të kancerit të mushkërive.

Advertisement

Wood tha për The Sun se të pikturonte gruan e tij Sally Humphreys, 43 vjeç dhe binjaket e tyre 4-vjeçare, Gracie dhe Alice, e kishte ndihmuar në shërim .Ai shtoi se terapia e artit e lejoi atë të shprehej dhe të humbte.

Lidhur me problemin e fundit shëndetësor, ai u shpreh se ka qëndruar pozitiv dhe është treguar i fortë.

“Tani po kaloj shumë probleme, por gjatë gjithë shërimit tim, duhet ta lija gjithçka të ndodhte. E tëra çfarë mund të bëja ishte të qëndroja pozitiv, të isha i fortë dhe ta luftoja atë.”

Rokeri, i cili është babai i 6 fëmijëve, ka zbuluar më parë se ai u diagnostikua me kancer fillimsiht në 2017-ën, gjatë një kontrolli rutinë pas 50 vjetëve që pinte duhan. Wood ishte kundër kimioterapisë nga frika se do të humbte flokët, por iu nënshtrua një operacioni 5-orësh për të hequr një pjesë të mushkërive të tij. Në vitin 2018, ai konfirmoi se e kishte mposhtur kancerin.