Ylli i muzikës flet për depresionin: E urreja të qenit e famshme!

Lady Gaga ka folur së fundmi për betejën e saj me depresionin dhe sfidat me të cilat është përballur për ta mposhtur. Në një intervistë për CBS Sunday Morning, 34-vjeçarja tha se Lady Gaga ishte “armiku” i saj më i madh, pasi ndihej e lodhur nga fama.

Armiku im më i madh është ‘Lady Gaga’, kjo është ajo që po mendoja. Armiku im më i madh është ajo. Nuk mund të shkoni në supermarket tani. Nëse del për darkë me familjen tënde do të vijë dikush aty, gjithmonë ka të bëjë me ju. “, tha këngëtarja.

Ylli tha se albumi i saj Chromatica ofron një vështrim të kësaj periudhe të errët të shëndetit mendor. “Nuk ka asnjë këngë në album që nuk është e vërtetë, asnjë”, shtoi ylli i muzikës pop. Ajo tha se “911” është një “referencë për ilaçet që duhej të merrja kur më zinte paniku, sepse jam ‘Lady Gaga‘. ”

“Unë e urreja të qenit e famshme, e urreja të isha një yll, u ndjeva e rraskapitur dhe e përdorur”, tha Gaga, duke shtuar se ishte pikërisht muzika çelësi që e bëri atë ta donte veten dhe të ecte përpara.