Çmimet “Emmy” si asnjëherë më parë, kush triumfoi

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy për vitin 2020, e drejtuar nga Jimmy Kimmel, ishte krejt ndryshe, dhe ashtu siç pandemia e kërkon, në distancë sociale.

Çmimet u ndanë këtë vit virtualisht, me aktorët që kishin regjistruar fjalimet, në qoftë se do të fitonin çmimet prestigjioze nga akademia e televizionit.

Anni Emurphy fitoi çmimin e aktores më të mirë jo protagonist dhe i biri i Eugene Levy, Daniel, fitoi çmimin e regjisë, skenarit dhe aktorit më të mirë mashkull. Komedia “Schitt’s Creek” triumfoi me plot 7 çmime në ceremoninë e çmimeve Emmy.

Julia Garner fitoi çmimin si aktorja më e mirë jo protagoniste për rolin e saj në filmin “Ozark” në kategorinë e të rinjve, ndërsa Zendaya është zyrtarisht aktorja më e re në moshë që fiton çmimin e aktores më të mirë në një rol dramatik.

Billy Crudup fitoi çmimin si aktori më i mirë mashkull në një dramë për filmin “The Morning Show”, ndërsa filmi “Succession” fitoi 4 çmime, përfshirë atë të Jeremy Strong si aktori më i mirë mashkull.