Xheraldina Vula zbulon batutën e Ledrit gjatë kohës së luftës (Video)

Personazhi që solli mjaft energji pozitive dje në “Chaud Patate” në Energy Radio ishte moderatorja e njohur e emisionit “Diçka po Zihet” në RTV21, njëkohësisht dhe nëna e Ledri Vulës, Xheraldina Vula.

Pasi dëgjuam këngën “I Vogël”, që Ledri e realizoi posaçërisht për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Xheraldina kujtoi një fragment gazmor me të birin, nga ajo periudhë e vështirë e jetës së të gjithë kosovarëve.

Advertisement

“Në atë kohë jetoja në ndërtesën e nënës time se unë nuk guxoja të rrija në shtëpinë time, për shkak se më kërkonin sepse unë isha aktiviste për të drejtat e grave. Unë dilja, dilja gjithmonë, mirpo ditën e fundit nuk dola se filluan tanket dhe mora rrugën për te shkallët dhe paqs meje vëllai. Dhe nëna na thot: Ku po shkoni, ku po shkoni?, i thash: deri te vrima ma, se prej vrimës shikonim jasht. Ndërsa Ledri m’ku kthye: Ma po ti s’po kupton që është luftë?”,- tha Xheraldina, duke qeshur e duke treguar se në atë kohë Ledri ka qenë vetëm 12 vjeç.

Fragmentin përkatës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme ku mund të gjeni dhe intervistën e plotë me Xheraldinën.