Personazhi që solli mjaft energji pozitive sot në “Chaud Patate” në Energy Radio ishte moderatorja e njohur e emisionit “Diçka po Zihet” në RTV21, njëkohësisht dhe nëna e Ledri Vulës, Xheraldina Vula.
Ajo u përshtat aq mirë, saqë ndryshe nga zakonisht, emisioni që moderohet nga Flor Gjini, Suada Daci dhe Rudi Deda, u zgjat dhe 20 minuta më tepër, pasi kurioziteti dhe pyetjet e ndjekësve ishin të shumta. Xheri foli për rolin e saj në RTV21 në Kosovë, ekperiencën e re në “MasterChef junior”, familjen dhe për Ledrin në veçanti.
Një nga kuriozitetet e moderatorëve ishtë nëse Xheraldina kishte marrë kërkesa për shkuesi (mblesëri) për Ledrin. Dhe përgjigja e saj ishte me shumë humor, por duke thënë të vërtetën.
“Mu kujtua dhe fytyra… (Qesh) Po natyrisht që ka, se edhe nënat, dhe unë do të doja që Ledri të ketë një vajzë të mirë. Po ka pas raste të tilla, nuk kanë ardh direkt, por normal unë e kam mbyll gojën se s’ke çka me thën sepse nuk varet apsolutisht dhe nga unë as prej saj se ndoshta ajo e ka dëshirën e saj por vajza nuk e ka. Mendoj se kanë qenë më shumë dëshira të së ëmës se e bija nëse do të donte do ta gjente një mënyrat e veta. Më vinte rëndë.”,- tha Xheraldina.
(Fragmentin përkatës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme ku mund të gjeni dhe intervistën e plotë me Xheraldinën.)
Ndërsa Xheri na shuajti kuriozitetin dhe për emrin e Ledrit, duke ta treguar se si e zbuloi dhe vendosi pikërisht atë emër.
“Babi im është hulumtues shumë i madh dhe tani po boton librin për Hasan Prishtinën që do të jëtë dhe pjesë e Panairit të Librit këtu në Tiranë. Ai atëherë kishte gjet një libër shumë të vjetër me emra ilir dhe prej atij libri unë zgjodha emrin Ledri dhe Lurni ja vendosa djalit të vëllait. Ledri ka lind me emër në të vërtetë.”,- tha Xheraldina.