Xhelozia “verbon”

Steven Most dhe Jean Philippe Laurenceau zbuluan se femrat xheloze ishin kaq shumë të shpërqendruara nga imazhe emocionale të pakëndshme, saqë e kishin të pamundur të gjenin objektet që kérkonin. Studimi analizoi çifte heteroseksualë të cilëve ju kërkua të uleshin pranë njëri-tjetrit, por para komjuterave të ndryshëm. Grave ju kërkua që të gjenin disa foto peisazhesh midis shumë fotosh të shfaqura në ekranin e kompjuterit. Partnerëve të tyre ju kërkuan që të rendisnin sipas tërheqjes femra të tjera. Në fund femrat u pyetën se si u ndjenë që partnerët e tyre po vlerësonin femra të tjera. Ato që u ndjenë xheloze hasën vështirësi në gjetjen e fotove té peisazheve natyrore, ndërkohë që partneri po shihte femra të tjera, më tepër se femrat që nuk u ndjenë xheloze.

Dy studiuesit dolën në përfundimin se femrat xheloze vuajtën nga një formë “verbërie emocionale”.

Advertisement