Xhelozia e Kim Kardashian për Beyonce (FOTO)

Në listën e gjatë të gjërave që Kim Kardashian urren, ato që mbajnë vendin e parë janë situatat kur ajo nuk është në qëndër të vëmëndjes.
Vetëm një minutë para se të transmetohej filmi i Beyonce-s në HBO, Kim nisi të postojë papushim në profilin e saj Instagram foto nga ajo që dukej se ishte një dasëm tepër luksoze.
Kardashian ka postuar plot 15 foto, ku shfaqej vetë se bashku me Kanye-n, por edhe të ftuar të tjerë.
Postimet vijuan përgjatë gjithë kohës që po transmetohej filmi ekskluziv i albumit të ri të Beyonce, “Lemonade”.
E gjithë kjo nuk u prit mirë nga fansat e Bey, të cilët kanë akuzuar Kim-in se është xheloze për vëmëndjen që ju kushtua këngëtares dhe se u përpoq të tërhiqte vëmëndjen tek vetja.

Advertisement