Kënga e Botërorit 2018 nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi ishte padiskutim një sukses më vete që në momentin e publikimit, por magjia e saj ende vazhdon…
Këtë herë balerinët e “Dreams House Dance Academy” e kanë sjellë klipin e saj në versionin e tyre, duke e kthyer kështu në një sensacion në rrjetet sociale.
Dy koreografët, vëllezërit Anxhel dhe Enea Goga ndërmorën këtë projekt gjigand për të sjellë një fryme të re botërore.
Mbi 200 pjesëmarrës ishin pjese e klipit më poshtë, i cili është pritur dhe velrësuar mjaft mirë, madje dhe vetë Era Istrefi është befasuar, e cila nuk ka nguruar të komentojë në formë komplimentuese me “Wow”.
Mos e humbisni!