William dhe Kate festojnë 5-vjetorin e martesës

Kanë kaluar plot 5 vjet nga dasma madhështore e princit William dhe dukeshës Kate Middleton. Ata janë martuar me një ceremoni madhështore më 29 prill 2011, në Westmindter Abbey. Dasma e tyre është ndjekur nga mijëra njerëz kureshtarë dhe ishte një ceremoni e cila ka ngelur në mendjen e shikuesve dhe ndjekësve për shumë kohë. Kensington Palace ka shpërndarë sot në Twitter një urim për përvjetorin e çiftit. Këtij urimi i kanë bashkangjitur disa fraza kujtimesh nga martesa e tyre. Një ndër momentet më pikante të ceremonisë ka qenë puthja e çiftit në ballkonin e Buckingham Palace. Princi William dhe Dukesha Middleton kanë dy fëmijë.

Advertisement