Miley Cyrus bën një planet tatuazh, por as vetë nuk e di se kë

Miley Cyrus ka postuar një foto në Instagram për të treguar tatuazhin e saj më të fundit, një planet.
Por duket se dhe vetë 23-vjecarja nuk e di se cilin planet ka bërë tatuazh.
Ajo ka thënë se është një tatuazh i planetit Jupiter, por në fakt bëhet fjalë për Saturnin.
Gafa e këngëtares u vu në dukje menjëherë nga fansat e saj, ku nuk munguan edhe komentet ironike lidhur me shkollimin e saj.
Më vonë, Miley e ka ndryshuar mbishkrimin e fotos duke e hequr fare emërtimin e planetit.

Advertisement