Vuri bast për Argjentinën, por në fund HUMBI: Çfarë ndodhi me Drake?!

Argjentina u shpall kampione e botës në finalen e madhe të Kupës së Botës 2022 që u mbajt në Katar.

Kjo mundi Francën me penallti, me rezultatin 4-2, duke ngritur kështu trofeun e madh pas 36 vitesh. Megjithëse vendosi bast për fitoren e Argjentinës, reperi kanadez e ka humbur atë.

Advertisement

Drake kishte vënë bast 1 milion dollarë se Argjentina do ta mposhtë Francën brenda kohës së rregullt (90 minuta).

Megjithatë, dy golat e Kylian Mbappe ndihmuan Francën të zmbrapste epërsinë e Argjentinës me dy golat e pjesës së parë, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

p.s. mos paç fatin e Drake kur vendos skedina ?