Vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës, arrestohen shqiptarët në Spanjë (Video)

Nëpër botë ka shumë shqiptarë dhe fatkeqësisht jo të gjithë na nderojnë me punën e tyre.

Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal, të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.

Advertisement

Sipas El Pais, tetë prej tyre janë shqiptarë.

Ata ishin pjesë e një grupi që rekrutonin patriotët e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi. Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur.

Sipas policisë, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar pasi merrnin masa paraprakisht dhe zgjidhnin me kujdes “prenë” e tyre.

“El Pais” shkruan se në janar të këtij viti ata vodhën shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij në Castelldefels, pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollistit dhe vodhën një sasi bizhuterish me vlerë.