Bollano u shpall i pafajshëm me arsyetimin se nuk provohet të ketë konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në 21 prill të vitit 2009, kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës me 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Bollano u akuzua se kishte urdhëruar heqjen e tabelave në gjuhën shqipe. Këto tabela, ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit, i shtrirë në segmentin nga Vlora në Sarandë.