Kupa e Botës ka zyrtarisht skuadrën e parë që nuk mund të vazhdojë në fazën me eliminim direkt. Edhe pse pritej shumë prej tij, Katari, vendi organizator, ka shkruar emrin pikërisht si ekipi i parë i cili nuk ka më mundësi matematikore për të vijuar më tej rrugëtimin e tij.
Skuadra e cila siguroi biletën vetëm si vendi organizator, ndoshta më i kritikuari në historinë e Botërorëve për arsye nga më të ndryshmet, ka zhgënjyer duke u mundur 2-0 nga Ekuadori dhe 3-1 nga Senegali.
Me barazimin e sotëm mes Ekuadorit dhe Holandës, ata arritën në kuotën e 4 pikëve e kështu bëhen të pakapshëm për Ekuadorin sido që të ndahet ndeshja e fundit.