Kanye West thotë se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024!

Reperi Kanye West nuk i ndal aspak deklaratat që bëjnë zhurmë dhe rishtazi, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024, do të jetë në listën e kandidatëve për presidencën e SHBA-së.

West, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij (tashmë e ka fshirë), së bashku me titullin “Ye 2024”.

Advertisement

Gjithashtu, Kanye pretendoi se i kishte kërkuar Donald Trump të ishte kandidati i tij. Reperi ka kandiduar për president edhe më parë, saktësisht në vitin 2020, por fushata e tij elektorale dështoi.

Kohët e fundit, Kanye ka qenë një prej personave më të diskutuar, për shkak të komenteve të tij me përmbajtje urrejtjeje dhe anti-semitizmi, por edhe për humbjen e statusit të miliarderit, sepse kompanitë me të cilat bashkëpunonte, ndërprenë lidhjen me reperin, për shkak të komenteve të tij.