Vjehrra mund t’a rrahë nusen!

Këtë e ka vendosur gjykata e Lartë Indiane duke ju përgjigjur një sërë padish e apelesh të bërë nga nuse, burra e vjehrra. Midis të tjerash Gjykata ka vendosur se vjehrra mund t’i bërtasë nuses, t’a qortojë atë, t’a godasë me shuplaka dhe me shqelma, t’i japë veshje të përorura dhe t’i marrë dhuratat që i bëhen me rastin e martesës. Vendimi ka ardhur pas ankesës së një gruaje indiane, e cila edhe në ekpsperiencën e dytë martesore akuzonte vjehrrën për mizori dhe bashkëshortin për bashkëpunim. Gjykatësit nuk i kanë dhënë të drejtë duke thënë se vjehrra e edukonte dhe roli i saj ishte “nënë e dytë”. Nuset në Indi pas martese shkojnë të jetojnë në shtëpinë e prindërve të bashkëshortit dhe shpesh kthehen në skllave nga vjehrrat. Në Indi rrogat dorëzohen tek vjehrri i cili më pas i ndan paratë tek të gjithë pjesëtarët e familjes, ndërkohë që nuses i mbetet detyra që të pastrojë shtëpinë. Por nuk mbaron me kaq. Në rast se çifti nuk lind fëmijë apo lind vajzë, vjehrit shpesh fajësojnë nusen. Pikërisht këto kushte të mjerueshme jetese për nuset Indiane kanë bërë që të rriten rastet e vetëvrasjeve apo denoncimeve për keqtrajtim kundrejt vjehrrave. Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Indiane, për të ligjëruar dhunën nga vjehrrat kundrejt nuseve të tyre, pritet të shkaktojnë një sërë protestash nga lëvizjet feministe.

Advertisement