Më mirë vonë se kurrë…

Aktori i “Fast and Fourios” iu dha titulli PhD nga Hunter College në New York. 30 vite më parë, teksa Diesel ishte ende në universitet, ai nuk e mori dot diplomën në Letërisi Angelze, me dëshirën për t’u bërë aktor.

Advertisement

Ceremonia u zhvillua në sallën historike të muzikës të Radio City, dhe nderi zyrtarisht e bën atë “Doctor of Human Letters” të gjuhës angleze.

Në fjalimin e tij përpara të gjithë të diplomuarve, Vin Diesel tregoi se ndihej jo vetëm i prekur dhe krenar nga kjo dhuratë që ju bë, por edhe shumë i vlerësuar që më fund ai do ta ketë një diplomë në xhep. Sigurisht, kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura tek auditori.