Ka bërë, apo jo?

Së fundmi në një intervistë për InStyle modelja ka treguar të vërtetën, lidhur me gjithë këto aludime.

“Njerëzit medojnë se unë kam bërë ndërhyrje ose ndonjë gjë tjetër. A e dini çfarë? Mund ta fusni në skaner fytyrën time po të doni. Ama unë i kam vërtetë frikë ndërhyrjet estetike. Nuk dua ta ngatërroj fytyrën time me të tilla gjëra”, është shprehur ajo.

Më pas ajo ka shtuar se i është dashur një kohë e gjatë që të hedh pas krahëve të gjitha akuzat për ndërhyrje estetike. “Kam mësuar se njërëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten.”

Kaq ka thënë Bella, duke lënë të kuptohet se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje.

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu.