Video, vajza e Obamës tymos marijuanë

Vajzat e presidentit Barack Obama simpatizohen nga të gjithë por duket se dicka po ndryshon.
Në rrjete sociale po shpërndahet një video ku shfaqet Malia Obama në festivalin e muzikës Lollapalooza duke tymosur marijuanë dhe tashmë kanë shpërthyer komentet negative për të.
Menjëherë komentuesit janë shprehur se ky është një gjest i pahijshëm dhe një model që nuk duhet dhënë te të rinjtë, ndërkohë që të tjerë e kanë mbështetur duke thënë se ajo është një vajzë e re, ka mbushur moshën për të qenë e rritur dhe nëse është duke tymosur marijuanë është duke e bërë në një vend ku kjo e fundit është e legalizuar.
Ka edhe nga ata komentues të cilët kanë rikujtuar një episod të një interviste ku presidenti Obama ka treguar se edhe ai ka provuar të tymosë marijuanë kur ka qenë student, madje ka qenë pikërisht nën efektin e saj kur ka zgjedhur degën e “Shkencave politike” në universitet.
Për këtë video që po qarkullon dhe për të gjitha komentet në rrjete sociale, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

Advertisement