Si të kuptoni nëse ai është i martuar…

    Kohët e fundit është bërë e modës që meshkujt kur njihen me një femër gënjejnë për statusin e tyre, ndaj dhe femrat duhet të sigurohen që nuk po ndërhyjnë në një familje, apo edhe që nuk po përdoren.
    Nëse jeni konfuze pasi keni vënë re disa sjellje të çuditshme, mjafton të mblidhni bashkë gjithçka keni kuptuar dhe të dilni në një konkluzion. Më poshtë vini re 10 shenja që tregojnë se mashkulli me të cilin po dilni është i martuar dhe po gënjen!
    1. Ju telefonon vetëm gjatë ditës
    Madje kur ju telefonon në mëngjes është gjithnjë në garazh ose pranë punës së tij, por asnjëherë në shtëpi. Nëse ju telefonon nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 18:00 dhe vetëm kaq, kini kujdes!
    2. Ai ju kërkon të dilni pa pasur një plan paraprak dhe gjithnjë spontanisht
    Sigurisht që takimet spontane janë të bukura, por jo kur ndodhin gjithmonë. Nëse edhe kur dilni pa plan ai ju tregon vende jashtë qytetit, diçka ka këtu.
    3. Ai mban disa numra telefoni
    Sigurisht që çdokush mund të mbajë dy numra telefoni ditët e sotme për shkak të përgjegjësive në punë. Por nëse njërin prej atyre numrave ai nuk jua jep asnjëherë ndërkohë që numrat që ju keni ju dalin të fikur për orë të tëra, sërish këtu ka diçka.
    4. Ai nuk ju flet mjaftueshëm për veten
    Nëse ai nuk ju flet shumë për punën, shoqërinë dhe familjen kjo është sepse kërkon të sigurojë veten që ju mos të arrini ta kapni në gënjeshtër.
    5. Ai nuk ju flet për një të ardhme bashkë
    Edhe mashkulli më i rezervuar në botë flet ndonjëherë për të ardhmen e tij. Nëse mashkulli juaj nuk ju flet për të ardhmen bashkë kjo ndodh sepse ai nuk mendon për një të ardhme me ty.
    6. Ai nuk ju fton asnjëherë në shtëpi apo edhe pranë shtëpisë
    Nëse ai ju tregon se ku jeton,atëherë ju do të bëheni e rrezikshme për të!
    7. Llogaritë e tij në rrjete sociale janë mjaft diskrete
    Ai nuk bën kurrë fotografi me ju dhe as me të tjerë. Ka vetëm një foto profili dhe nuk është aktiv, kjo sepse nuk dëshiron të zbulohet.
    8. Ju ka thënë se është në proces divorci
    Nëse vërtet është, nuk ka se pse t’jua fshehë!
    9. Vini re nëse ai ka shenjë unaze te gishti i martesës
    Nëse vazhdimisht ai e heq dhe e vendos unazën, sigurisht aty mbetet një shenjë. Jini të vëmendshme!
    10. Ai nuk u përgjigjet disa telefonatave kur është me ju
    Ndoshta sepse po e telefonon gruaja?

    Advertisement