Dy cifte shqiptare në koncertin e Adele

Adele ka mbajtur një koncert në “Staples Center”, Los Angeles, në kuadër të turneut promovues të albumit “25”. Në mes të mijërave personave të pranishëm për të ndjekur yllin britanik kanë qenë edhe dy çifte mjaft të njohur dhe njëkohësisht, të dashur për publikun shqiptar: Eno Popi e Atena Pali dhe Ledion Liço e Sara Hoxha. Në fillim Sara postoi para koncertit një foto të email-it konfirmues, ku dhe shkruante se ëndërronte që Adele t’i prekte barkun, kurse gjatë koncertit ka postuar një sërë videosh në Snapchat teksa këndon me zërin e Adele në sfond. Ndërkohë që foto dhe video kanë postuar edhe Eno me Atenën.

Advertisement