Video e fundit e Khloes i ktheu ndjekësit kundër familjes Kardashian

Familja Kardashian -Jenner është gjithnjë në qendër të vëmendjes e sidomos kur transmetohen seritë e reja të reality show, “Keeping Up With The Kardashians”.

Këtë herë Khloe Kardashian ka publikuar në rrjete sociale një video, e cila ka shkaktuar shumë reagim. Në këtë video ato  shfaqen duke i hedhur njëra-tjetrës ushqim, veprim që nuk është pritur aspak mirë.

Advertisement

Ndjekësit kanë shkruar se nuk mirë që ushqimi të shpërdorohet në këtë mënyrë duke patur parasysh që në botë ka njerëz që vuajnë nga uria.

“Shpërdorim ushqimi… Mendoj vetëm për ushqimin… Ka aq shumë njerëz që janë të uritur dhe ato luajnë me ushqim… një harxhim i turpshëm. Nuk jam e surprizuar në fakt”, –shkruan një ndjekëse.

Këto veprime i kanë cilësuar si të turpshme si dhe nuk tregojnë respekt ndaj familjeve të varfra dhe ushqimit.

Por pati dhe disa persona që u dolën në mbrojtje.

“Nëse ju interesojnë kaq shumë të pastrehët dhe çështjet që shqetësojnë botën flisni çdo ditë. Jo ditën kur Kardashian-ët vendosin të bëjnë një luftë me ushqime”,-u shpreh një tjetër person.

Nuk është hera e parë që veprimet e tyre shkaktojnë reagime të forta në rrjet.

 

/Opinion.al/