Capital T largohet nga çdo rrjet social, reperi zbulon arsyen pse

Capital T prej kohësh po punon për realizimin e një albumi, ndaj pritet që këto muaj të publikohen disa këngë të reja prej tij. Pavarësisht se reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë, duket se fansat e tij nuk munden të presin shumë gjatë që të zbulojnë çdo projekt të Capital T. Së fundmi ata kanë arritur të gjejnë këngën që reperi do të publikojë për pak javë dhe me shpejtësi e kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale. Fansat e Capital T e kanë pëlqyer shumë, ndaj menjëherë kanë nisur të realizojnë video me këngën në sfond e t’ja dërgojnë reperit. Capital T e ka pritur shumë mirë këtë gjë, prandaj ka vendosur të nisë edhe xhirimet për videoklipin e këngës. Ai ka treguar se është larguar në Gjermani dhe se këto ditë nuk do të ketë akses në asnjë rrjet sociale për shkak se do të jetë i ngarkuar me shumë punë. “Kërkoj falje që nuk kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën e dini cila është. Shihemi së shpejti…”, ka shkruar reperi në një postim në ‘Instagram’.

Duke qenë se shumë e kanë dëgjuar këngën, tashmë kurioziteti do të jetë në klipin që do të realizojë Capital T, sepse edhe me to ai ka arritur të rrëmbejë vëmendjen. Kujtojmë se kënga e fundit që reperi ka publikuar është “Hala”, në bashkëpunim me Majk.

/RevistaWho/