E bukur dhe rrëzëlitëse si gjithmonë, Xhemi festoi ditëlindjen dhe ne s’po u besojmë dot syve sa vjeç bëri

Prej disa vitesh i është besuar drejtimi i një prej programeve më të njohura të humorit, dhe ajo jo vetëm që ia ka dalë mbanë, por është bërë pjesë shumë e rëndësishme e tij, aq sa shpeshherë jemi në mëdyshje nëse Xhemi Shehu është më “e zonja” si moderatore apo aktore. Por nëse rikujtojmë që vite më parë ajo nisi hapat e karrierës si velinë (balerinë) në “Fiks Fare”, nuk kemi më asnjë dyshim që Xhemi ia del në të gjitha dhe është një nga personazhet më të kompletuara në botën e televizionit.

Moderatorja shumë e dashur për publikun Xhemi Shehu ka festuar ditëlindjen para disa ditësh, por vetëm dje ndjekësit e saj e kanë mësuar këtë gjë. Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi shoqëruar me mbishkrimin, “37, numër i bekuar”.

Për bukurinë e Xhemit nuk kemi ç’të shtojmë, por mosha nuk kishte si të mos na bënte përshtypje pasi mamaja e dy fëmijëve jo vetëm që s’i tregon vitet, por mund të sfidojë edhe vajzat më të reja në moshë. Nuk mund të mungonte në këtë ditë dhe urimi i miqve të saj, mes tyre padyshim ai i Arbana Osmanit, ndërsa i kanë rezervuar një darkë njëra tjetrës për të festuar këtë ditë të shënuar.

/Living/