Veteranët e rrokut, “Rolling Stones” gati për turneun veror

“Rolling Stones” rikthehen sërish këtë verë, pas shtyrjes me disa muaj të turit të tyre “No Filter” në Amerikën e Veriut, për shkak të trajtimit mjekësor të liderit të grupit Mick Jagger.

75-vjeçari, sipas mediave amerikane, i është nënshtruar një operacioni në zemër në Nju Jork.

Advertisement

Burime të brendshme bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe Jagger është gati për t’u rikthyer në skenë.

Përmes një reagimi në Twitter, “Rolling Stones” njoftojnë se Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood mezi presin të nisin turin e tyre më 21 qershor nga Chicago.

Të njohur për hitet e tyrë ndër vite, “Brown Sugar” dhe “Sympathy For The Devil”, banda veterane e rrokut do të udhëtojë përmes Amerikës dhe Kanadasë për gati 3 muaj.

/ATA/