Robert Pattinson u zgjodh si “Batmani” i ri. Fansat e filmit fillojnë peticion kundër tij!

Pas shumë spekulimesh se cili do të ishte aktori I përzgjedhur për të luajtur rolin e “Batman” në serinë e re, më në fund ka një emër. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, që do të interpretojë në filmin e Matt Reeves.

Lajmi u bë i ditur nga “Variety” dhe sipas tyre “The Batman” pritet të nisë xhirimet në vjeshtë, i programuar për t’u projektuar në qershor 2021. Pir duket se kjo përzgjedhje e stafit për aktorin e ri nuk është pritur aspak mirë nga fansat e filmit.

Advertisement

Ata kanë reaguar menjëherë ku me anë të disa peticioneve online i kanë kërkuar “Warner Bros” që Robert Pattinson të largohet menjëherë duke u zëvendësuar me një tjetër. Sipas tyre, do të ishte qesharake që një aktor i njohur për rolin e tij si vampire, papritur ta shohësh në atë të superheroit.

Ndërkohë kompania e filmit ende nuk ka bërë asnjë reagim.

/News31/