Vetëm me tatuazhet, Lady Gaga pozon nudo për Vogue

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga, ka realizuar një set fotografik për “British Vogue” ku shfaqej krejt ndryshe.  Aktorja e nominuar për Oscar është fotografuar nudo brenda revistës në një imazh mahnitës bardh e zi.

Me flokët e shkujdesur vetëm me tatuazhe, këngëtarja 35-vjeçare ka marrë vëmendjen e medjave të huaja. Ajo solli edhe poza të tjera atraktive duke u shfaqur seksi si asnjëherë më parë.

Advertisement

Ky set është realizuar përpara publikimit të filmit të saj më të ri, “House of Gucci”.  Në intervistën e saj për “Vogue”, Gaga tregoi se për të realizuar personazhin protagonist të filmit të ri, i është dashur një punë e vazhdueshme prej 18 muajsh.

Ajo është në rolin e Patrizia Reggjiani, gruaja e kreut të vrarë të Gucci, Maurizio Gucci, në filmin e Ridley Scott. Mediat britanike shkruajnë se filmi do të dalë në fund të këtij muaji.