Vetëm me një koment, aktorja tregon sa e dashuruar është pas modeles

Tashmë modelja (dhe aktorja) Cara Delevigne dhe aktorja (ish-modelja) Ashley Benson janë bërë të pandashme.

Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje janë fotografuar edhe teksa shkëmbenin puthje, por ishte Ashley ajo e cila e mbante private lidhjen e tyre.

Megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe në një foto që modelja kishte postuar së fundmi, mes shumë komenteve të tjera, vëmendjen të gjithëve ua tërhoqi ai i aktores.

“E imja”. Kaq ka mjaftuar, që të gjitha mediat të shkruajnë se tashmë ka ardhur zyrtarisht konfirmimi për lidhjen e tyre. Dhe mos mendoni se konfirmimi ka ardhur vetëm nga Ashley, pasi edhe Cara nuk i kursen komentet e shumta në profilin e të dashurës së saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -