Vetëm me dy përbërës, ja si të zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale

Dhëmbët e fortë e të shëndetëshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzeqeshjes. Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.

Një nga problemet më të përhapura sot përsa i përket dhëmbëve është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi. Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj tek dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë. Dy prej tyre në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.

Advertisement

Përbërësit
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë çaji xhel aloe vlera

Përgatitja
Për të nisur me këtë kurë natyrale së pari duhet të keni gojë dhe mishra dhëmbësh të shëndetëshëm. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën e përreth gojës nga aciditeti i limonit. Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e më pas me ujë dhe përgatisni trajtimin. Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.

Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furcën tuaj të dhëmbëve tek masa që përgatitët, aplikojeni tek dhëmbët duke i larë si zakonisht. Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave. Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin.

Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi atëherë ndërpriteni. Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron. Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi.

Burimi: AgroWeb