Aktori i ‘Twilight’ gjendet i pajetë me të dashurën

Ylli i filmit që theu rekorde shikueshmërie ‘Twilight’ Gregory Tyree Boyce, dhe e dashura e tij Natalie Adepoju janë gjetur të vdekur në apartamentin e yllit në Las Vegas…

Zyra e ekzaminimit mjeksor në Las Vegas ka konfirmuar vdekjen por përsa i përket shkakut është ende në pritje.

Advertisement

Gregory luajti rolin e Tyler Crowley në ‘Twilight’ që ishte një nga miqtë e parë që Bella personazhi kryesor i luajtur nga aktorja Kristen Stewart takoi kur ajo u transferua në në Forks, Uashington, në fillim të serialit.

Ishte kushëriri i aktorit ai që vuri re që makina e Gregorit ishte akoma në shtëpi dhe shkoi të kontrollonte ku më pas gjeti dhe truapt e pa jetë të tyre.

Aktori në dhjetorin e vitit që lamë pas festoi 30 vjetorin e tij dhe shkori në Instagram:

‘Në një moment mendova se nuk do të arrija të festoja 30 vjetorin’.

Aktori ka një vajzë 10 vjeçare Alaya madje ai ishte shpërngulur në Los Angeles që të ishtë sa më pranë saj.

Burimi: Standart