Vetëm 18-vjeçe… kjo artiste do të këndojë kolonën zanore të “James Bond”

Këngëtarja 18-vjeçare Billie Eilish do të jetë artistja që do të realizojë kolonën zanore të filmit të ri të James Bond.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga producentët e filmit në Twitter.  “Kënga “No time to die” do të këndohet nga Billie Eilish. Billie e ka shkruar këngën së bashku me vëllain e saj Finneas dhe është kthyer kështu në artisten më të re në historinë e filmave ‘Bond’ që shkruan dhe performon kolonën zanore,”-shkruhet në Twitter.

Advertisement

“Është çmenduri të jesh pjesë e kësaj në çfarë do mënyrë. ‘James Bond’ është seria e filmave më të bukur që ka ekzistuar ndonjëherë, unë jam ende në shok ,”-është shprehur këngëtarja duke e quajtur pjesëmarrjen e saj një ‘nder të madh’.

Dy kolonat e fundit zanore të filmave “Bond”, “Skyfall” nga Adele dhe Writing’s On The Wall nga Sam Smith kanë fituar të dy çmimin Oscar për kolonën zanore më të mirë.

Kohë më parë u lakuan edhe emra të tjerë artistësh lidhur me këtë kolonë zanore duke përmendur këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe divën e muzikës Beyoncen./Opinion.al/